Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Koncert me vepra nga Wolfgang Amadeus Mozart nga “Orkestra Simfonike RTSH” me dirigjent Vito Clemente dhe soliste Laura Lila (piano) do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të mërkure më 26 shkurt në orën 18:00 në sallën e Universitetit të Arteve.
2. Teatri “Pelikani” është shfaqja nga studentë të aktrimit, që do të shfaqet në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve këtë të martë dhe të mërkurën, më 25 dhe 26 shkurt në orën 18:00.
3. Përndjekja e Heshtur: Kosova nën Hijen e Enver Hoxhës është diskutimi që do të mbahet në kuadër të projektit “Zërat” te “Tek Bunkeri” këtë të mërkurë, më 26 shkurt në orën 19:00.
4. “Rrugëtime të Papritura të Jetës” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur te Piramida në Tiranë. Ekspozita paraqet portretet e 40 burrave dhe grave, ish-të përndjekur politikë, nga breza të ndryshëm ndërkohë që i disponueshëm është edhe një libër me historitë e tyre të jetës dhe portretet individuale.
4. Vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë, ekspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos.
5. Lectio Magistralis “Rrëfim në dy kohë” me Haig Zacharian dhe me Dr. Edmir Ballgjatin është aktiviteti që organizohet ditën e mërkurë, më 26.02.2025, në orën 11:00 në sallën “Aleks Buda” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
6. “Rikthim” është ekspozita nga Elton Stasa që do të çelet në galerinë “Eduard Lear” në Berat këtë të martë në orën 18:00.
7. “Jeta e të tjerëve” është filmi që do të shfaqet te “Tek Bunkeri” në Tiranë këtë të martë, më 25 shkurt, në orën 19:00.
Komente
