Kultura

Aktivitetet kulturore/ Pianisti francez Pascal Gallet e Zhani Ciko, koncert në TKOB! Çelet panairi i librit të vjetër dhe të përdorur në Tiranë

3 Korrik, 14:05| Përditesimi: 3 Korrik, 15:20

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar vijon me një koncert në 4 korrik në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën interpretimin e pianistit francez Pascal Gallet dhe drejtimin e dirigjentit Zhani Ciko. Ata do të interpretojnë pjesë nga Nikolla Zoraqi: Suitë nga baleti “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (nga romani i Ismail Kadare),  Georges Bizet: Suitë për orkestër Op.22,  Guillaume Lekeu: Adagio për kuartet orkestror, Vincent d’Indy: Simfoni për orkestër dhe piano Op.25.

2. “Virtuozët Elbasanas” një koncert me muzikë baroke do të mbahet te Kisha e Shën Marisë në Elbasan mbrëmjet e 3 dhe 4 korrikut në orën 19:00.

3. Një koncert nga këngëtarja Aurela Gaçe në sheshin “Rilindja” në Ersekë çel sezonin veror në këtë qytet mbrëmjen e 4 korrikut në orën 20:00.

4. Panairi i librit të ri të vjetër e të përdorur do të mbahet në 4 dhe në 5 korrik nga ora 9:30-13:00 dhe 17:00-21:00 në mjediset “Pika pa Sipërfaqe”.

5. Në 4 dhe 5 korrik nga ora 11:00-19:30 mund të bëheni pjesë e “Tregime Fshati: Lekbibaj”, një udhëtim dy-ditor në zemër të Nikaj-Mërturit. Përmes shtegtimit në “Shtegun e Alpeve”, vizitat në kullat historike, te mbrëmja në bjeshkë me këngë dhe poezi të malësisë, ju mund të lidheni më tepër me historinë dhe kulturën e kësaj zone.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?