Kultura

Aktivitetet kulturore/ Pianisti i verbër italian, Nicola Pio Nasca koncert në TKOB! ‘Ndodhia e çuditshme e qenit në mesantë’, në teatrin Metropol

26 Prill, 17:15| Përditesimi: 27 Prill, 09:50

  • Share

1.Të dielën, më 27 prill, ora 11:00, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, pianisti Nicola Pio Nasca do të sjellë një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz. Vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë, Nicola është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano.

2. “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” është shfaqja që do të vijë premierë në Teatrin Metropol në Tiranë këtë të diel, më 27 prill, në orën 20:00.

3. “8%” është projekti teatral i Qendrës për Art Bashkëkohor e Kulturë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut që do të vijë në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës këtë të shtunë, më 26 prill, në orën 19:00. Pjesa me regji nga Jovan Ristovski dhe bashkëautore Vesna Kusleska është një shfaqje dokumentare e bazuar në çështjen e diskriminimit dhe korrupsionit me histori të fuqishme bazuar në dëshmi reale nga grupe etnike të ndryshme nga Ballkani.

4. “Maratona Rinore 2025” vijon të mbahet edhe këtë fundjavë në teatrin “Skampa” në Elbasan, edhe këtë të shtunë dhe të dielën, në orën 18:00.

5. “Hamleti në fshatin Katran” është shfaqja që vijon të shfaqet në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër edhe të shtunën dhe të dielën, më 25 dhe 26 prill në orën 19:00.

6. Vijon të mbahet Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut. Të shtunën dhe të dielën, në Qendrën e Informacionit Kulturor të Maqedonisë së Veriut në Tiranë do të vazhdojë të qëndrojë e hapur ekspozita “Monografia e Kostumeve Popullore Maqedonase” nga Vladimir Janevski.

SI.E./a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?