Kultura

Aktivitetet kulturore/ Pianisti italian Giovanni Bertolazzi koncert në TKOB! ‘I soli di tutte le terre’, ekspozitë nga Enzo Cucchi

5 Qershor, 12:37| Përditesimi: 5 Qershor, 13:22

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Pianisti italian Giovanni Bertolazzi rikthehet në skenën e Teatrit të Operës nën dirigjimin e maestro Andrea Solinas. Ai do të sjellë nesër për publikun shqiptar një koncert me pjesë nga Verdi, Puçini e Tchaikovsky, deri te një premierë absolute për herë të parë në Shqipëri të veprës “Alla valle del fiume Crati” e kompozitorit arbëresh Salvatore Frega. Koncerti vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.

2. “Mia Martini” nga Riccardo Bona është filmi që do të shfaqet në kinemanë e Gjirokastrës në 6 qershor në orën 19:00.

3. Shfaqja teatrore “Fausti” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në 6, 7 dhe 8 qershor në orën 20:00 me rastin e Javës Kulturore Italiane.

4. “Ngjyrat e jetës” është shfaqja e Cirkut Kombëtar që do të vijë premierë te ArTurbina në Tiranë këtë të premte, në 6 qershor në orën 19:00. “Ngjyrat e Jetës” është krijuar si një mozaik artistik ku akrobacia takon baletin dhe muzika takohet me aktrimin.

5. Dokumentari “Horizontet e Kureshtjes” nga Brunilda Liçaj do të shfaqet te Porta e Pashait në Berat në 5 dhe 6 qershor në orën 19:30

6. “Saranda Fish Fest” vjen në edicionin e dytë në shëtitoren e Sarandës, duke filluar nga dita e nesërme, 6 qershor, në orën 19:00, për të vijuar edhe në 7 dhe në 8 qershor. Për të pranishmit do të interpretojnë artistë të ndryshëm, si: Offchestra, Dren Abazi, Sardi Strugaj etj.

7. Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso vijon të qëndrojë e çelur te “Soma Vinyl Station” në Tiranë.

8. “Peter Pan Quartet” do të mbajë një koncert me muzikë ‘live’ te “Reja” mbrëmjen e kësaj të premteje, në 6 qershor, në orën 20:00.

9. “I soli di tutte le terre” është ekspozita e artistit italian Enzo Cucchi që do të çelet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?