Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1.“PORTO PALERMO FESTIVAL” PËRMBYLLET ME DEEJAY NIGHT
“Porto Palermo Festival” vijon të mbahet në kalanë e Porto Palermos. I organizuar dhe drejtuar nga Olen Cesari, mbrëmjen e kësaj të shtune mund të shijoni ritmet kubane me La Noche Cubana nën interpretimin e Laraine Canizares, ndërsa në natën përmbyllëse të festivalit, këtë të diel mund të bëheni pjesë e Pasha Deejay Night.
2. KONCERT PËR EMIGRANTËT NË MALËSI TË MADHE
Në Bushat të Malësisë së Madhe mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 20:00 do të mbahet aktiviteti i titulluar “Koncert për emigrantët” me interpretime nga artistë e këngëtarë të ndryshëm.
3. “MOKRA N’FEST” NË URËN E GOLIKUT NË POGRADEC
“Mokra n’Fest” është aktiviteti që do të mbahet në Urën e Golikut në Pogradec këtë të shtunë në orën 16:00.
4. FILMA PËR TË RRITUR E FËMIJË TE “HIMARA OPEN CINEMA”
Java e dytë në kinemanë e hapur të Himarës risjell magjinë e filmave “N’plazh” me një program të veçantë për të vegjlit e për të rriturit. Të vegjlit mund të ndjekin në orën 20:15 këtë të shtunë “The Hunchback On Notre Dame” (Kurrizon e Notre Damit), ndërsa të dielën filmin “Tarzan”. Ndërkohë, të rriturit mund të shohin në orën 22:15 sonte filmin “Spider Man (No Way Home)” dhe të dielën “Whiplash”.
5. “LOST IN GENERATIONS” NË GALERINË E ARTEVE DIGJITALE
Ekspozita “LIG” (Lost in Generations) vijon të qëndrojë e hapur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë deri më 31 gusht. Mund ta vizitoni falas çdo ditë, nga ora 10:00 deri në orën 20:00.
Komente
