Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Ciceron 16 prill
1. “Një ditëlindje pa Mirush Kabashin” është aktiviteti që do të organizohet më 17 prill në orën 19:00 te Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) pranë Kryeministrisë, ndërkohë që do të promovohet edhe libri “Mirush Kabashi – Sokrati Shqiptar / Albanian Socrates” me autore Driada Dervishin.
2. Këtë të mërkurë në orën 20:00 në Universitetin e Arteve çelet edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit në Shqipëri.
3. “Magjia e Skenës Fierake” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e teatrit “Bylis” këtë mbrëmje, më 16 prill në orën 18:00.
4. “Italian Screens- Kinemaja e re italiane në Tiranë” shënon këtë të mërkurë mbrëmjen përmbyllëse të edicionit të saj të tretë. Sonte, më 16 prill, në orën 19:00 do të shfaqet filmi “La Chimera” nga Alice Rohrwacher.
5. “Gegë Marubi-Idilet e fundit” është biseda e hapur nga Lek Gjeloshi, që do të mbahet këtë të enjtë, më 17 prill në orën 18:00 te Galeria e Artit Tiranë.
Komente
