Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Psikologjia shqiptare në artet pamore’, ekspozitë në Shkodër me 113 vepra artistësh! ‘Vargje në telajo’ nga Orges Shijaku në Qendrën e Librit

17 Prill, 12:45| Përditesimi: 17 Prill, 15:33

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Psikologjia shqiptare në artet pamore” titullohet ekspozita që do të çelet te Galeria e Arteve Shkodër më 18 prill në orën 19:00. Ekspozita sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.

2. “Vargje në telajo” është ekspozita nga Orges Shijaku që do të çelet në mjediset e Qendrës së Librit dhe Leximit në Tiranë, më 18 prill, në orën 11:00.

3. Vijon të mbahet në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit në Shqipëri. Këtë të enjte në orën 19:00 shënohet nata e dytë e tij.

4. Në Galerinë e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë vijon të qëndrojë e hapur ekspozita e autorit Kosta Koçi.

5. Shfaqja “Djemtë Vezullues” nga trupa e teatrit “Petro Marko” të Vlorës do të shfaqet më 17 dhe 18 prill në orën 19:00 te Teatri “Migjeni” në Shkodër.

6. Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” do të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë më 18 deri më 20 prill në orën 10:30.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?