Kultura

Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'

19 Dhjetor 2024, 14:24| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 14:33

  • Share

1 Reflektim për veprën e Kadaresë do të jetë aktiviteti që do të mbahet më 20 dhjetor në orën 12:00 në Shtëpinë Studio Kadare.  

“Nga një dhjetor në tjetrin” do të jetë edhe një vështrim për simbolikën e dhjetorit në jetën e shqiptarëve.

2 Panairi “Puka Fest 2024” do të mbahet më 20 dhjetor në orën 17:30 në sheshin “Skënderbej” në Pukë. Ky panair zhvillohet në kuadër të festave të fundvitit, ku dhjetëra fermerë , grupe prodhuesish, grupe të përpunimit të grave ekspozojnë gatime tradicionale të zonës.

3 “Çifti i hapur” është shfaqja teatrore që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar më 20 dhjetor në orën 20:00. Shfaqja vjen nën interpretimin e Suela Bakos dhe Romir Zallës.

4  “Gratë në narrativat shoqërore: nga kufizimi te riorganizimi” është takimi që do të mbahet te “Tek Bunkeri” në Tiranë më 20 dhjetor në orën 19:00.

Ky panel diskutimi synon të eksplorojë sfidat e gruas në shoqërinë moderne, veçanërisht pabarazinë gjinore, përfaqësimin dhe barrierat sistematike.

5  “Kurrë njëherë tjetër” është shfaqja që do të vijë te Teatri “Metropol” në Tiranë më 20, 21 dhe 22 dhjetor në orën 17:00.

6 Sunlights 2024: Një Festë e Dritës mbahet të “Parku Europa” edhe më 20 dhjetor në Tiranë.  Spektakli mahnitës i ndriçimit dhe dritës nga Florian Çanga, eksploron harmoninë mes arkitekturës dhe dritës, dhe bën bashkë artin, muzikën, poezinë dhe dritën.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?