1. Orkestra Simfonike e RTSH do të mbajë një koncert të veçantë në Parkun Rinia në Tiranë mbrëmjen e 24 korrikut në orën 20:00. Kolonat zanore më të dashura nga filmat shqiptarë do të vijnë interpretuara live nga Orkestra nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja.
2. “ZaFest 2025” do të vijë mbrëmjen e 24 korrikut në orën 20:00 në kalanë e Rozafës në Shkodër, për të vijuar edhe në 25 dhe në 26 korrik edhe në Muzeun Historik të Shkodrës.
3. “42 vite histori” dedikuar Roland Tashos nga Marina Dimo dhe “Postcards from the Alleyways” nga Kaltrin Zalla janë dy dokumentarë të shkurtër, të cilët do të shfaqen në Qendrën e Artit Agimi mbrëmjen e kësaj të enjteje, në 24 korrik në orën 19:00.
4. “Çfarë roli luan Spaçi në ndërtimin e kujtesës kolektive?” është aktiviteti që nga “Heinrich Boll Stiftung” te Destil Creative Hub në Tiranë mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 18:30. Të pranishëm në bisedë do të jenë Fatos Lubonja, ish-i burgosur politik dhe Dr. Doriana Musai, arkitekte dhe pedagoge.
5. Java e katërt e filmave te “Open Air Tirana” te “Reja” në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve do të vijojë sonte në orën 21:00 me një aktivitet me lojëra, energji e argëtim, ndërsa të enjten në orën 21:00 do të shfaqet filmi “Përgjithmonë Shrek”.
6. “Lilo e Stitch 2” dhe “Shrek 3” janë filmat që do të shfaqen mbrëmjen e kësaj të mërkure te “Open Sky Cinema” përballë Kalasë në Pogradec, ndërsa mbrëmjen e nesërme do të shfaqen filmat “Aladin 2: Kthimi i Jafarit” dhe “Epoka e Akullnajave 3”.
7. “Tre derrkucët” nga Teatri i Kukullave do të shfaqet këtë të enjte në orën 19:30 te Pallati i Kulturës në Librazhd.
Komente
