Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Rrëfime Nostalgjike-Piro Milkani’ në COD! 'Muzika shqiptare e dhomës e periudhës postmoderniste' te Akademia e Shkencave

23 Shtator, 09:58| Përditesimi: 23 Shtator, 10:40

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1.“DIRE STRAITS LEGACY”, KONCERT TE PALLATI I KONGRESEVE

Me tingujt legjendar të “Sultans of Sëing”, “Money for Nothing” apo “Ëalk of Life”, muzika e grupit të rock-ut Dire Straits do të vijë për herë të parë për publikun shqiptar në një koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë të mërkurën e 24 shtatorit duke filluar nga ora 20:30.

2. GËRMIME NË ANTIGONE E GJIROKASTËR, KONFERENCË SHKENCORE

“Gërmime Arkeologjike në Antigone dhe Gjirokastër, Vlerësimi i Trashëgimisë dhe Mundësitë për Turizmin Kulturor” është konferenca shkencore që mbahet në kalanë e Gjirokastrës nesër, më 24 shtator, në orën 17:00, në kuadër të “Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore”.

3. “RRËFIME NOSTALGJIKE – PIRRO MILKANI”, NJË PASDITE NË COD

Një pasdite e veçantë kushtuar mjeshtrit të kinemasë shqiptare, Piro Milkani do të mbahet të mërkurën në orën 16:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) pranë Kryeministrisë. Në takimin e quajtur “Rrëfime Nostalgjike-Piro Milkani”  do të flitet për jetën dhe krijimtarinë e artistit.

4. “GRACEFUL RHYTHMS IN MOTION” NË JAVËN KULTURORE KINEZE

Një shfaqje e veçantë e operës dhe vallëzimit kinez do të mbahet më 24 shtator, në orën 19:00, në Hollin e Universitetit të Arteve në kuadër të Javës Kulturore Kineze. Programi do të hapet me duetin “Ejani në Anhui-në e Bukur”, një vallëzim tradicional Huagu Lantern që sjell atmosferën festive dhe shpirtin e kulturës popullore kineze, për të vijuar me të tjera surpriza.

5. DISKUTIM PËR MUZIKËN E DHOMËS SË PERIUDHËS POSTMODERNISTE

“Muzika shqiptare e dhomës e periudhës postmoderniste” është aktiviteti që do të mbahet këtë të mërkurë në orën 11:00 në sallën “Aleks Buda” pranë Akademisë së Shkencave. Në takim do të flitet për muzikën shqiptare të dhomës së periudhës 1990-2000 dhe do të jetë i ftuar kompozitori Ajet Çekiçi.

6. SHFAQJA E TEATRIT “FËMIJËT” E VIGNER TE TEATRI “METROPOL”

Një dramë e fuqishme dhe thellësisht njerëzore, që flet për përgjegjësinë, kujtesën dhe çmimin e zgjedhjeve tona është teatri “Fëmijët”, që do të shfaqet në teatrin “Metropol” në Tiranë në 24 deri më 28 shtator në orën 20:00. Nën regjinë e Eric Vigner në të interpretojnë aktorët Luiza Xhuvani, Yllka Mujo dhe Vasjan Lami.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?