Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Nga data 12 prill, prej orës 8:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes, në kinema “Millenium” në Tiranë do të shfaqen filma autorë të kinemasë së re italiane. Programi është pjesë e projektit “Italian Screens-Kinemaja e re italiane”.
2. “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regji nga Kiço Londo do të shfaqet në Teatrin “Skampa” në Elbasan mbrëmjen e 11 dhe 12 prillit në orën 19:00.
3. Ekspozita “Rrëshqitje” nga Dea Shubleka & Jsononi çelet këtë të premte, më 11 prill në orën 19:00 te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë.
4. “Një përshëndetje artistike” nga Cirku Kombëtar do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave më 12 dhe 13 prill, në orën 17:00 te Teatri i Kukullave në Tiranë.
5. “Rrugica e Dashuriçkave - The Street Party” është aktiviteti që do të mbahet në Pazarin e Korçës më 12 prill në orën 18:00.
6. Vijon të qëndrojë e çelur në hotel “Rozafa” në Shkodër, ekspozita vetjake “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë” nga piktori Shpëtim Garuci.
7. “Nevermore” (në shqip “Kurrë më”), ekspozita nga Orion Shima vijon të qëndrojë e hapur te Galeria FAB pranë Universitetit të Arteve.
Komente
