Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Scorpions’ rikthehen me koncert në sheshin ‘Skënderbej’! ‘Marmelladov’ në skenën e teatrit ‘Metropol’

13 Shtator, 09:38| Përditesimi: 13 Shtator, 09:42

  • Share

1.“SCORPIONS” RIKTHEHEN ME KONCERT NË SHESHIN “SKËNDERBEJ”

Pas dekadash që kanë tronditur botën me himne si “Wind of Change”, “Still Loving You” dhe “Send Me an Angel”, grupi legjendar i rock-ut, “Scorpions” rikthehen në Shqipëri. Ata do të mbajnë një koncert mbrëmjen e 14 shatorit në sheshin “Skënderbej”.

2. 33 ARTISTË NË EKSPOZITËN “HOMEWARD” TE “SHKODRA ARTHOUSE”

33 artistë bëhen bashkë në ekspozitën “Homeward”, e cila feston një dekadë të Art House. Ekspozita çelet te “Shkodra Arthouse” në Shkodër mbrëmjen e 13 shtatorit në orën 19:00.

3. SHFAQJA “MARMELLADOV” NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL”

“Marmelladov” është shfaqja nga Xhino Musollari që do të shfaqet te Teatri Metropol mbrëmjen e 13 dhe 14 shtatorit në orën 20:00. Pjesa është  një fragment i shkëputur nga novela ‘Krim dhe ndëshkim’ e Fyodor Dostoevsky, përshtatur dhe dramatizuar për t’u ngjitur në skenën e teatrit.

4. “NJË SHFAQJE MAGJIKE” E CIRKUT KOMBËTAR TE KUKULLAT

Cirku Kombëtar rikthehet me “Një shfaqje magjike” këtë fundjavë në sallën e Teatrit të Kukullave. Të interesuarit mund ta ndjekin në 13 e 14 shtator në orën 17:00.

5. “PRINCESHAT DHE BIZELJA MAGJIKE” TE TEATRI I KUKULLAVE

“Princeshat dhe Bizelja Magjike” është shfaqja që do të vijë te Teatri i Kukullave në Tiranë më 13 dhe 14 shtator në oraret 10:30 dhe 11:30 paradite.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?