Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Orkestra e Harqeve të Durrësit sjell për të gjithë artdashësit, e në veçanti për adhuruesit e muzikës klasike, koncertin e radhës me pjesë nga kompozitorë të shquar. Koncerti me dirigjent Gridi Kraja dhe soliste Laura Llozin do të mbahet në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës më 29 mars në orën 19:00.
2. Sfilatë kostumesh nga fëmijët e kursit të kostumografisë do të vijë te Teatri i Kukullave në Tiranë më 28 mars në orën 18:00.
3. “Udhëtim në Evropë mes klasicizmit dhe romantizmit” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 28 mars në orën 19:00. Koncerti sjell pjesë nga Beethoven, Bazzini dhe Wieniaësky nën tingujt e violinës dhe pianos.
4. Këngëtarja spanjolle Alba Bioque & Band vijnë me një koncert në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë më 28 mars në orën 19:00.
5. Pjesa teatrore “Vrasje në vjeshtë” e ndërtuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit vijon të shfaqet edhe këtë të premte në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë.
6. Edicioni i 30-të i “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë” vijon të mbahet edhe të premten në orën 17:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
7. Pjesa teatrore “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë këtë të shtunë, më 29 mars, në orën 10:30.
Komente
