Kultura

Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ në TKOB, ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’ tek ArTurbina

8 Shkurt, 11:47| Përditesimi: 8 Shkurt, 11:48

  • Share

“Aida”, një nga kryeveprat më të mëdha të Giuseppe Verdit do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe këtë të shtunë më 8 shkurt në orën 19:00. Shfaqja vjen me produksion të Franco Zeffirelli-t.

“Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar” titullohet shfaqja e realizuar për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar dhe që do të shfaqet këtë të shtunë dhe të dielën, më 8 dhe 9 shkurt në orën 11:00 tek Teatri Kombëtar te ArTurbina.

Letrat e dashurisë së Sadije dhe Dritëro Agollit vijojnë të ekspozohen në shtëpinë-studio të shkrimtarit. Letrat vijnë për publikun pikërisht në muajin e dashurisë dhe zbulojnë më tepër për dimensionin e Agollit si njeri dhe si shkrimtar.

Një dokumentar për piktorin pogradecar Gentian Zeka shfaqet këtë të shtunë më 8 shkurt, në orën 17:00 pranë Pallatit të Kulturës në Pogradec.

Teatri “Shshshsht… mbaje sekret” shfaqet këtë fundjavë këtë të diel më 9 shkurt në orën 10:30 te “Teatri i Kukullave” në Tiranë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?