Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Arkitektja Elisabetta Terragni do të prezantojë rrugëtimin e saj profesional dhe krijues në një konferencë që do të mbahet këtë të mërkurë, më 12 shkurt në orën 18:30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë. Qasja e saj ndaj arkitekturës fton në dialog të shkuarën dhe të tashmen, ku çdo projekt shndërrohet në një akt rikuperimi dhe riinterpretimi.
2. Në takimin e kësaj rradhe të “Green Sofa” në Destil Creative Hub në Tiranë, më 12 shkurt në orën 19:00, kuratori Elian Stefa dhe antropologu Nebi Bardhoshi hetojnë tipare të përbashkëta shoqërore, mitologji dhe simbole emblematike në trashëgiminë e gjerë mesdhetare.
3. Këtë të martë më 11 shkurt, në orën 17:00 në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës mbahet një mbrëmje artistike për 34 vjetorin e Shoqatës “Durrësi Autokton”.
4. Filmi “Chinatoën” shfaqet mbrëmjen e 11 shkurtit në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë.
5. Një bisedë me artistin Klement Zoraqi do të mbahet këtë të mërkurë më 12 shkurt në orën 18:00 te Galeria e Artit Tiranë-GAT në rrugën e Kavajës.
6. “Flokarta dhe tre arinjtë” është shfaqja për fëmijë që do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë pranë ArTurbinës më 12, 13 dhe 14 Shkurt në orën 10:30.
7. “Aida”, një nga kryeveprat më të mëdha të Giuseppe Verdit do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe këtë të martë, më 11 shkurt në orën 19:00. Shfaqja vjen me produksion të Franco Zeffirelli-t.
Komente
