Fatos Lubonja vjen për një bisedë të hapur mbi “Harresën e Qëllimshme” në aktivitetin “Zërat” te “Tek Bunkeri” në Tiranë këtë të mërkurë më 19 shkurt në orën 19:00. Biseda e titulluar “Harresa e qëllimshme” do të ndalet tek e kaluara dhe e tashmja, për të kuptuar më mirë veten dhe shoqërinë tonë.
Më 19 shkurt në orën 17:30 te hyrja kryesore e Piramidës çelet edicioni i 10-të i “Ditëve të kujtesës”. Nën moton: “Një Dekadë në shërbim të Kujtesës në Shqipëri” kurorëzohen 10 vite krijim të një platforme, e cila promovon dialogun mbi të kaluarën komuniste të vendit tonë.
“Coëboy” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e teatrit të Metropolit në Tiranë më 19 shkurt në orën 20:00. Shfaqja është pjesë e festivalit teatror “Mediums”.
Nga 19 shkurti deri më 23 shkurt 2025 në orën 20:00, te Qendra Kulturore Tulla në Tiranë do të prezantohen artistë dhe vepra bashkëkohorë nga Kosova me rastin e Javës Kulturore Kosovare. Kjo javë përkon me 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Komedia “Karnavalet e Korçës” rikthehet në Teatrin e Korçës më 19 dhe 20 shkurt në orën 19:00.
Ekspozita “aDigital Perspective” do të çelet këtë të mërkurë më 19 shkurt në orën 18:00 në Tiranë te Galeria GOCAT – Gallery of Contemporary Art Tirana në Tiranë. Në ekspozitë janë ftuar dhjetë artistë italianë dhe ballkanas për të reflektuar dhe ripërcaktuar marrëdhënien mes arteve pamore dhe kulturës dixhitale.
Një mbrëmje ku Tingujt e muzikës klasike ndërthuren me atmosferën unike të vinilave në mbrëmjen “Eleganca klasike: Tingujt e përjetshëm”, që do të mbahet këtë të enjte në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë. Sopranoja Silvana Caka dhe pianisti Argjend Caka sjellin emocione të gjalla, ndërsa pedagogu dhe kompozitori Pëllumb Vorpsi na fut në botën e magjisë së muzikës klasike përmes vinilave.
“Amour” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë më 20, 21, 22 dhe 23 shkurt në orën 20:00.
“Ekuilibër” është aktiviteti nga Erdit Asllanaj që do të mbahet më 20 shkurt në orën 19:00 te teatri “Metropol” në Tiranë.
“Ti je melodia” është koncerti nga Ilir Veliu & Miqtë, që do të mbahet te Teatri “Bylis” në Fier më 20 shkurt në orën 18:00.
Komente
