Kultura

Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Ferma e kafshëve’ te Teatri Kombëtar! ‘Dijebërja e xhubletës’, seminar për të rinjtë në Elbasan

1 Maj, 15:01| Përditesimi: 1 Maj, 15:32

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. “Ferma e kafshëve” është shfaqja me regji nga Erion Isai që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë më 2 maj në orën 20:00.

2. “Io, dante e la vacca” është pjesa teatrore që do të shfaqet këtë të premte, më 2 maj në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

3. “Spektri i dijebërjes së Xhubletës, mjetet dhe teknikat e prodhimit” është seminari që do të mbahet këtë të premte, më 2 maj në orën 10:00 në Shkollën e Mesme Profesionale të qytetit të Elbasanit.

4. “Tirana Mediterranean Film Festival” është aktiviteti që do të çelet sonte, më 1 maj në orën 19:00 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë.

5. Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Artit në kryeqytet.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?