1.Çelet Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit “Gjon Mili”
Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit “Gjon Mili” vjen në edicionin e tij të tretë, nga sonte në orën 19:00 në Muzeun Gjon Mili, në Korçë. Për tre ditë, ndërtesa që mban emrin dhe trashëgiminë e mjeshtrit të dritës, shndërrohet në një hapësirë të gjallë ku video arti fton në një përvojë ndërmjet imazhit, kujtesës dhe eksperimentit vizual.
2. Një teatër letre i Pazarit të Vjetër, fëmijët art te Marubi
“Peep Show Box: Një teatër letre i Pazarit të Vjetër” është aktiviteti që do të mbahet në Muzeun Marubi në Shkodër në 27 gusht nga ora 10:00-13:00. Me mentore Jozefina Vokrri në të mund të marrin pjesë nxënës nga 10–15 vjeç. Ata ftohen të ndërtojnë një kutizë të vogël “peep show”, frymëzuar nga fotografitë historike të Koleksionit Marubi, që dokumentojnë jetën në Pazarin e Vjetër të Shkodrës.
3. “Shkodra Jazz Festival” në shtëpinë-muze “Oso Kuka”
Vijon të mbahet në Shkodër, edicioni i 16-të i “Shkodra Jazz Festival”. Këtë mbrëmje koncerti i radhës do të mbahet në banesën e Oso Kukës në orën 20:30.
4. Filmat e fundgushtit te kinemaja “Open Air Tirana”
Java e fundit e gushtit sjell disa filma në kinemanë e hapur “Open Air Tirana” te “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të shfaqet filmi “Mulan”, ndërsa nesër, në 27 gusht do të shfaqet filmi “Dirty Dancing”.
5. “Himara Open Cinema”, filma për fëmijë dhe të rritur
Java e fundit e gushtit vjen me disa filma për fëmijë dhe të rritur në kinemanë e hapur në Himarë. Sonte në orën 20:15, fëmijët mund të ndjekin filmin “Shrek 2”, neesër mbrëma filmin “Rruga drejt Eldorados”. Ndërkohë, në orën 22:15, sonte, për të rriturit shfaqet filmi “Just Go Ëith It”, ndërsa nesër filmi “The Age Of Adaline” (Mosha e Adalinës).
6. “Smërfët dhe Gargamela”, shfaqja për fëmijë në Lezhë
“Smërfët dhe Gargamela” është shfaqja e Teatrit të Kukullave që udhëton drejt Lezhës mbrëmjen e sotme. Ajo do të shfaqet në sheshin “Gjergj Kastrioti” të qytetit në orën 20:00.
Komente
