Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend
1. “Shtigje të bigëzuara” është ekspozita nga Alban Hajdinaj kuruar nga artistja britanike Elizabeth Neilson, që do të çelet te galeria “Zeta” në 30 maj në orën 18:00.
2. Projekti “Spektri i dijebërjes së Xhubletës, mjetet dhe teknikat e prodhimit, moda si stil i traditës” vjen në eventin përmbyllës të tij, më 29 maj në Qendrën Kulturore “Albanian Night”, në Tiranë. Këtë herë do të jenë nxënësit e shkollave profesionale të Shkodrës, Tiranës dhe Elbasanit do të paraqesin punimet e krijuara nga vetë ata të frymëzuar nga çfarë mësuan në seminaret e zhvilluara së bashku.
3. Takim me regjisorët e rinj do të mbahet në 29 maj në orën 19:00 te qendra “Dua” në Tiranë nga Renis Hyka.
4. “Autorët takojnë Autorët” është biseda e parë e një serie bisedash, që do të mbahet në Vila 31-Art Explora në 29 maj. Për të pranishmit, në orën 18:00 do të shfaqen filma të shkurtër nga regjisorët Erenik Beqiri dhe Samir Karahoda, ndërsa në orën 19:00 do të bisedohet rreth filmave dhe kinemasë.
5. Komedia “Kërkohet një tenor” nga Armand Bora vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe në 28, 29 dhe 30 maj në orën 20:00.
6. Java e Evropës vijon të sjellë një sërë aktivitetesh. Krahas ekspozitave të çelura te “Vila 31-Art Explora”, te Qendra Kulturore “Tulla” dhe te “Minus Art Space”, në orën 18:00 do të ketë shfaqje arti bashkëkohor te sheshi prapa Teatrit të Kukullave dhe në orën 20:00 koncert xhazi nga Rona Nishliu dhe Gent Rushi në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve.
Komente
