Kultura

Aktivitetet kulturore/ Simfoni në plazhin e Semanit, poezi e miq në një mbrëmje! Ekspozitë kolektive në Galerinë e Artit, Shkodër

29 Korrik, 13:44| Përditesimi: 29 Korrik, 15:23

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Një mbrëmje me poezi, miq dhe dallgë deti do të mbahen mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:30 në plazhin e Semanit.

2. Java e pestë në “Open Air Tirana” te “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë do të vijojë me shfaqjen e filmave të ndryshëm, çdo mbrëmje në orën 21:00. Sonte do të shfaqet filmi “Crazy Rich Asians”, ndërsa të mërkurën filmi “Herkuli”.

3. Një ekspozitë me punët e disa artistëve do të çelet në 30 korrik te Galeria e Artit në Shkodër.

4. Burimi i Jetës” nga Ayn Rand është libri për të cilin do të diskutohet në takimin e radhës të “Dua Libri”, në qendrën “Dua” në Tiranë, pasditen e kësaj të marte në orën 18:30.

5. “Vrima e Kopiles - një arsyetim etnolinguistik i toponimit” është takimi që do të mbahet te botimet “Berk” në Tiranë këtë të martë, në 29 korrik, në orën 20:00. Ligjërata do të mbahet nga Ledi Shamku Shkreli, moderuar nga Rea Nepravishta. Kjo bisedë vjen pas një ekspedite dy ditore në Leskovik.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?