Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1. Për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ngjitet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, sopranoja Marigona Qerkezi! Më 12 qershor në orën 20:00 ajo do të mbajë një koncert gala të jashtëzakonshëm, nën dirigjimin e maestros Fabrizio Maria Carminati, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së. Koncerti sjell një program të përzgjedhur me vepra nga G.Puçini, G.Verdi, F. Cilea, A.Dvořák, L. Bernstein, A. Lara , L. Arditi si dhe nga kompozitorët shqiptarë F. Ibrahimi dhe A.Mula.
2. Nga pasditja e kësaj mërkure në orën 16:30 dhe të enjten gjatë gjithë ditës, në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë do të mbahet Konferenca e I-rë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin.
3. Ekspozita “United by art” nga Nana Furiya dhe Peter Uchnar është ekspozita që çelet në 12 qershor në orën 17:30 te Galeria “Kalo” në Tiranë.
4. Mbrëmjen e kësaj të enjteje, 12 qershor, duke filluar nga ora 19:00 mund të shijoni muzikë live nga Dj Kurisu (Untamed II) te Kodra e Kuajve në Durrës.
5. Këngëtarja e njohur Michelle Gurevich do të mbajë një koncert mbrëmjen e kësaj të enjteje, në 12 qershor te Sheshi i Katedrales Ortodokse në Tiranë pas Teatrit të Kukullave.
6. “Anjuna Deep Explorations” është festivali muzikor që do të mbahet në Dhërmi këtë të enjte, duke filluar nga ora 16:00.
7. Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Teatrit do të mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke filluar nga sonte në orën 19:00.
Komente
