Rubrika 'Ciceron'

Kultura

Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier

12 Dhjetor 2024, 12:37| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 12:38

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.  “Petra Kelly-VEPRO TANI!” është filmi dokumentar nga Doris Metz për një nga personalitetet më me ndikim në historinë gjermane të pasluftës. Premiera e tij në Tiranë do të mbahet në qendrën e artit “Agimi” më 13 dhjetor ora 18:00

2. “Klinika në breg të detit” është shfaqja që do të vijë në teatrin “Bylis” në Fier më 13 dhe 14 dhjetor në orën 18:00. Me autor Aleksei Arbuzov pjesa vjen me regjinë e Armand Borës.

3. Dhjetori në Berat ka filluar të ketë shijen e festave me një sërë koncertesh që po mbahen. Më 13 dhjetor në orën 19:00 do të jetë grupi muzikor “Elita 5”, që do të vijë me koncert në sheshin “Teodor Muzaka” të qytetit.

4. “Monkalypse” titullohet koncerti që do të mbahet te Fari në zonën e Liqenit të Thatë më 13 dhjetor në orën 19:00.

5. Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë çelet këtë të enjte në orën 18:30 në mjediset e “Europe House” me bashkëbisedime e lexime autorët Catherine Prasifka dhe Christos Armando Gezos, për të vijuar në ditën e dytë, më 13 dhjetor në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare në orën 17:15 me bashkëbisedim dhe lexime me autoren Margo Rejmer nga Polonia e për të vijuar në orën 18:30 në bashkëbisedim dhe lexime me autoren franceze Dominique Barberis. 

6. Tema globale e CreativeMornings për muajin dhjetor është CYCLE, rreth së cilës do të flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë, botuesja Arlinda Dudaj do të ndajë eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme më 13 dhjetor në orën 10:00-12:00 në mjediset e qendrës COD në Kryeministri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?