Kultura

Aktivitetet kulturore/ Dafina Zeqiri koncert në Shkodër! Baleti “Arrëthyesi” vjen në TKOB

28 Dhjetor 2024, 10:18| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 12:11

  • Share

Tregu i Krishtlindjeve ju pret deri më 31 dhjetor te “Pazari i Ri” në Tiranë për të bërë pazaret e fundvitit, për të shijuar ushqimet festive, pije të ndryshme, muzikë dhe shumë filma.

“Holly-Jolly” është koncerti i Fan Fara Band në teatrin e Korçës, që do të vijë për publikun mbrëmjen e 29 dhjetorit në orën 20:00. Koncerti është pjesë e festivalit “Fest ON Korça” dhe vjen si pjesë e koncerteve festive të këtij fundviti.

Teatri “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e 29 dhjetorit në orën 19:00.

Grupi muzikor “Ritfolk” do të vijë me një koncert në sheshin “Teodor Muzaka” të qytetit të Beratit mbrëmjen e 29 dhjetorit në orën 19:00

Dafina Zeqiri do të vijë me një koncert për qytetarët shkodranë mbrëmjen e 29 dhjetorit në orën 19:00. Koncerti është pjesë e disa aktiviteteve të ngjashme të mbështetura nga Bashkia e Shkodrës gjatë këtij fundviti.

Baleti “Arrëthyesi” vjen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e 29 dhjetorit në orën 19:00.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?