Kultura

Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore e orkestrës së RTSH-së në sallën e Arteve! Festivali Shqiptar i Kitarës te Liceu dhe në kishën e Shelbuemit

13 Qershor, 11:55| Përditesimi: 13 Qershor, 15:51

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Java Kulturore Suedeze çelet këtë të premte në orën 16:30 me ekspozitën “Fleeting” nga artistet suedeze Nina Ëedberg Thulin dhe Maria Backman. Ekspozita do të jetë e hapur te Galeria Harku i Triumfit, pranë Ambasadës së Suedisë.

2. Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike së Radiotelevizionit Shqiptar do të vijojë mbrëmjen e kësaj të premteje, në 13 qershor në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve, me një koncert të violinistes Ksenia Milas dhe pianistes Merita Rexha Tërshana. Në program do të jenë: Georg Philipp Telemann (Suitë në Si bemol maxhor TËV 55:B5),  Felix Mendelssohn (Koncert për violinë dhe piano në Re minor),  Felix Mendelssohn (Uvertura ‘The Hebrides’), ndërsa dirigjent i koncertit është Facundo Agudin.

3. “Sofra e Tiranës” do të mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune, në 14 qershor në orën 19:00 te Pallati i Kongreseve.

4. Festivali Shqiptar i Kitarës do të vijojë mbrëmjen e kësaj të premteje, në 13 qershor në orën 19:30 me “Luís Robisco & Ekaterina Záytseva”, një duo unike e kitarës flamenco dhe asaj klasike, te Salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik në Tiranë. Më 14 qershor,festivali zhvendoset në kishën e Shëlbuemit në Rubik me një koncert nga Rosa Franziska Maier dhe Anna Maria Niemiec.

5. “Eagle Beat Festival” do të mbahet për tre ditë te Liqeni Artificial i Tiranës, duke filluar nga ora 17:00 e kësaj të premteje.

6. “Tregime Fshati” është aktiviteti që mbahet në Zogaj të Shkodrës në 13 dhe 14 qershor, gjatë gjithë ditës. Në këto dy ditë, fshati do të hapë dyert për vizitorë, operatorë turistikë dhe media. Ata mund të shijojnë shëtitjet me kajak dhe varka në liqenin e Shkodrës, deri tek vizitat në oborret dhe shtëpitë e artizanëve, degustimi i produkteve vendase, tregu i luleve dhe artizanatit, peshkimi me banorët, punëtoritë për fëmijë, me performanca muzikore dhe shfaqje filmash në kinemanë verore.

Xh.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?