Kultura

Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore e orkestrës së RTSH-së në Universitetin e Arteve! Komedia ‘Kërkohet një tenor’ premierë në Teatrin Kombëtar

23 Maj, 13:08| Përditesimi: 23 Maj, 15:19

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar nën dirigjimin e Gridi Krajës vijon me dy koncerte. Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve do të interpretojnë pianistja Enxhi Vogli Fluge dhe saksofonisti Zija Bushi Bejleri. Ata do të sjellin vepra të Shpëtim Kushtës, Aleksander Glazunov, Robert Schumann, Tchaikovsky. Nesër në orën 19:00 në Hollin e Universitetit të Arteve do të ketë një koncert nga studentët e kantos nën drejtimin e pedagoges Linda Kazani.

2. Komedia “Kërkohet një tenor” nga Armand Bora vjen premierë mbrëmjen e kësaj të premteje në skenën e Teatrit Kombëtar te ArTurbina. Shfaqja është bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

3. “Në gjurmët e Mjedës” është aktiviteti letrat që mbahet te Kompleksi Muzeal “Ndre Mjeda” në Kukël të Zadrimës në 24 maj në orën 11:00.

4. Te “Reja” vijon të mbahet edicioni i 9-të i “The Cloud Festival” (Festivalit ‘Reja’).

5. Ekspozita “Fotografia që bashkon” e çelur mbrëmjen e kësaj të enjteje do të vijojë të qëndrojë e hapur te Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës. Ekspozita thekson vëllazërinë kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë nëpërmjet pikëpamjes së objektivit fotografik.

6. “Prekje dhe kujtesë” nga Laura Sllamniku Kryeziu është ekspozita e qeramikës që do të çelet në 24 maj në orën 19:00 te Galeria “Oda” në Shkodër.

7. Teatri për fëmijë “Bon Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave” do të vijojë të shfaqet te Teatri i Kukullave në Tiranë në 24 dhe në 25 maj në orën 10:30.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?