Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Swing Marathon 7’, treni i jazz-it udhëton në Shkodër! ‘3 Muskëtierët’ shfaqje te Teatri i Kukllave

2 Maj, 09:42| Përditesimi: 2 Maj, 10:13

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 

1. “Swing Marathon” mbërrin në edicionin e vet të shtatë. Aktiviteti kushtuar muzikës jazz i mbajtur brenda një treni që udhëton nga Tirana në Shkodër, me veshje të viteve ’20-’30-të do të çelet më 3 maj në orën 9:00 të mëngjesit.

2. Në Shkodër, nga 1 deri më 6 maj po mbahet Festa e Luleve. Gjatë këtyre ditëve, mes ngjyrave të luleve do të ketë festë, panair, muzikë dhe shumë surpriza.

3. “3 Muskëtierët” është shfaqja për fëmijë që do të vijë te Teatri i Kukullave më 3 dhe 4 maj në orën 10:30.

4. “Kartolinë për 65-vjetor” është shfaqja nga Cirku Kombëtar, që do të vijë më 3 dhe 4 majnë orën 11:00 në Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.

5. "Ferma e kafshëve" është shfaqja me regji nga Erion Isai që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArtTurbinës në Tiranë më 2 maj në orën 20:00.

6. “Io, dante e la vacca” është pjesa teatrore që do të shfaqet këtë të premte, më 2 maj në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

7. Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Artit në kryeqytet.

8. “Venus”, ekspozita tematike me vepra nga koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës, e kuruar nga Lek Gjeloshi vijon të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?