Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Ditë dashurie është menduar të jetë në çdo element data 14 shkurt në Pazarin e Ri në Tiranë. Duke filluar nga ora 11:00-15:00, të panishmit mund të ndalen te Muri i dashurisë, të shijojnë lojëra dhe dhurata të ndryshme, të bëjnë fotografi etj.
“Tavolinë për dy” është aktiviteti që mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje më 14 shkurt në orën 19:30 me rastin e Shën Valentinit në “Destil Creative Hub” në Tiranë. Mbrëmja nën dritën e qirinjve do të shoqërohet me lexime nga libri “Ose ne” i autores Manjola Lloja Bushati.
Këtë Shën Valentin mund të përjetoni një eksperiencë të veçantë me muzikën e Orkestrës Kamertale Shqiptare. “Pranvera filloi me ardh” titullohet koncerti që do të mbahet në sallën “Neço Muko” në Himarë këtë 14 shkurt nga ora 18:00-21:00, një mbrëmje për të kujtuar se arti është një nga gjuhët më të bukura të dashurisë. “Muzeu i pafajësisë” është libri që do të diskutohet te Klubi i Librit “Ivanaj” këtë të enjte më 13 shkurt në orën 18:00.
“7 minuta”, shfaqja me regji të Driada Dervishit do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 13 deri në 16 shkurt në orën 20:00.
Më 13 dhe 14 shkurt, në teatrin “Bylis” në Fier mund të ndiqni një shfaqje kërcimi, emocionesh, gare, sensualiteti, bukurie dhe ritmesh, ku të rinjtë, do t’i thurin himn dashurisë, në ditën e Shën Valentinit.
Këtë të enjte, më 13 shkurt në orën 20:00, ambienti “Tek Bunkeri” do të kthehet në një hapësirë për improvizim të pastër muzikor. Gjatë mbrëmjes do të interpretohet në fizarmonikë, duke sjellë harmoni folklorike, melodi të thjeshta, por magjike dhe ritme të gjalla. Ndërkohë në dispozicion do të ketë disa instrumente, si: piano, djembe, cajón dhe dy mikrofona, ndërkohë që kushdo mund të sjellë me vete instrumentin e tij.
Annotazione Video numër 9 sjell premierë në Shqipëri “Merging Bodies” nga Adrian Paci këtë të enjte, më 13 shkurt në orën 19:00 në Qendrën e Artit “Agimi”.
“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina në Tiranë më 14, 15 dhe 16 shkurt në orën 19:00.
Komente
