Vijon këtë të premte më 14 shkurt në orën 18:30 në teatrin “Bylis” në Fier, nata e dytë e Garës Kombëtare të Kërcimit për të Rinj, “Kërcimi i dashurisë”, edicioni i nëntë. Të pranishmit mund të shijojnë një shfaqje kërcimi, emocionesh, gare, sensualiteti, bukurie dhe ritmesh, ku të rinjtë, do t’i thurin himn dashurisë, në ditën e Shën Valentinit.
Këtë Shën Valentin mund të përjetoni një eksperiencë të veçantë me muzikën e Orkestrës Kamertale Shqiptare. “Pranvera filloi me ardh” titullohet koncerti që do të mbahet në sallën “Neço Muko” në Himarë këtë të premte, më 14 shkurt nga ora 18:00-21:00, një mbrëmje për të kujtuar se arti është një nga gjuhët më të bukura të dashurisë.
“Tavolinë për dy” është aktiviteti që mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje më 14 shkurt në orën 19:30 me rastin e Shën Valentinit në “Destil Creative Hub” në Tiranë. Mbrëmja nën dritën e qirinjve do të shoqërohet me lexime nga libri “Ose ne” i autores Manjola Lloja Bushati.
“Aladini” është koncerti muzikal që mbahet te “Teatri i Kukullave” në Tiranë më 15 dhe 16 shkurt në orën 10:30.
“Thriftfest” mbahet gjatë gjithë ditës më 15 shkurt në Pazarin e Ri në Tiranë. Edicioni i dytë i tij sjell një shumëllojshmëri biznesesh dhe produktesh të përzgjedhura apo të kuruara për. Një ditë pas Shën Valentinit është e hapur ftesa, për të gjetur dashurinë në Pazar.
“7 minuta”, shfaqja me regji të Driada Dervishit do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 13 deri në 16 shkurt në orën 20:00.
“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina në Tiranë më 14, 15 dhe 16 shkurt në orën 19:00.
Komente
