Kultura

Aktivitetet Kulturore/ ‘The Virgin Case’ në skenën e Teatrit Kombëtar! Një javë me filma në kinema ‘Rozafa’ në Elbasan

11 Shtator, 10:11| Përditesimi: 11 Shtator, 10:14

  • Share

1. “THE VIRGIN CASE” NGA TEATRI MBRETËROR MALAZEZ “ZETSKI DOM”

Java Kulturore Malazeze mbyllet mbrëmjen e sotme me shfaqjen teatrale “The Virgin Case”. Shfaqja do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në orën 19:00 dhe tregon jetët e pazakonta të individëve në rajonin tonë dhe nxjerr në pah hipokrizinë dhe mizorinë e shoqërisë, e cila nuk ka ndryshuar shumë deri sot. Edhe pse sot flitet më hapur për të drejtat dhe barazinë gjinore, shkatërrimi emocional dhe mohimi i të drejtave vazhdon çdo ditë.

2.EKSPOZITA “TEMPO” NGA JAKUP FERRI NË KRYEMINISTRI

Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë. Artisti vjen për herë të parë në Shqipëri me një ekspozitë personale, duke sjellë në COD një univers të gjallë plot ngjyra, figura dhe ritme që vallëzojnë mes reales dhe imagjinares.

3. NJË JAVË ME FILMA NË KINEMA “ROZAFA” NË ELBASAN

Në kinemanë “Rozafa” në Elbasan do të shfaqen disa filma, duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjteje, më 11 shtator, në orën 19:00.  Filmi i parë që do të shfaqet, sonte dhe nesër është “Magjepsja: Ritet e fundit” (The Conjuring: Last rites).

4. “KORÇA SHORT FILM FEST 2025”, 81 FILMA NGA 40 SHTETE

“Korça Short Film Fest 2025” vijon të mbahet në qytetin e Korçës prej 9 shtatorit deri më 13 shtator. Tema e këtij viti është “Zhvendosja”, qoftë e shkaktuar nga lufta, mungesa e demokracisë, vështirësitë ekonomike apo korrupsioni sistemik. Gjatë pesë ditëve të festivalit shfaqen 81 filma nga 40 shtete, ndërsa aktivitetet zhvillohen në: Kinema Majestic, Galerinë e Arteve Digjitale Korçë, Bibliotekën e Korçës dhe Qendrën Rinore Korçë.

5. “OPEN AIR CINEMA” NË JAVËN E 11-TË, FILMA NË NATYRË

Kinemaja “Open Air” te “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vijon të ofrojë filma për publikun në ambient të hapur. Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të shfaqet filmi “Çmenduritë e Perandorit Kusko”, ndërsa nesër do të shfaqet filmi “Barbie: 12 Princeshat Kërcimtare”. Filmat vijnë të dubluar në shqip.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?