Kultura

Aktivitetet kulturore/ Thesaret e natyrës në ‘Lake Festival Zogaj’! Fabrizio Loiacono, fotografi italian ekspozitë në Durrës

9 Shtator, 14:21| Përditesimi: 9 Shtator, 14:24

  • Share

1. EKSPOZITË LIBRASH TË VJETËR PËR SHQIPËRINË E SHEK. XIX

Një ekspozitë librash, hartash dhe kartolinash, kushtuar Shqipërisë në shekullin XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX, çelet nesër në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Malazeze. Paralelisht sot dhe nesër do të vijojë të jetë e hapur edhe një ekspozitë me dokumente nga fondet e Arkivit Kombëtar të Malit të Zi për veprimtarinë diplomatike të Principatës së Malit të Zi pas Kongresit të Berlinit 1878 dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

2. THESARET E NATYRËS NË “LAKE FESTIVAL ZOGAJ”

Më 10 dhe 11 shtator, në fshatin Zogaj në Shkodër, bashkohet natyra, arti dhe tradita. Qytetarët dhe fëmijët mund të bëhen pjesë e gatimeve të zonës, lojëra, shëtitje me varkë dhe tregime mbi liqenin. Ekspozita fotografike do të vijë si një dëshmi mbi florën dhe faunën e pasur.

3.“AVATAR CITY” NGA DRITAN NASI NË GALERINË FAB

“Avatar City” titullohet ekspozita nga Dritan Nasi, e çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve e që do të vijojë deri në 14 shtator. 

4. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR EUROPIAN I FILMIT TË TË RINJVE

Në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë vijon të mbahet deri në 10 shtator edicioni i tretë i “Tirana European Youth Film Festival”.

5. FABRIZIO LOIACONO, FOTOGRAFI ITALIAN EKSPOZITË NË DURRËS

Në Hamamin e Durrësit në Bulevardin Epidamn, vijon të jetë e hapur ekspozita fotografike e Fabrizio Loiacono. Artisti sjell një histori imazhesh abstrakte të shoqëruara nga tingujt muzikorë të maestro Andrea Pagani.s

6. “TESTAMENTI I RI” NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR

 “Testamenti i ri” është komedia që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë nga 10 deri më 13 shtator në orën 20:00.

7. MAJLINDA KELMENDI, EKSPOZITË NË GALERINË “ODA”

“Struktura të papajtueshme” është ekspozita nga Majlinda Kelmendi, që vijon të qëndrojë e çelur prej kësaj të hëne në orën 19:00 te galeria “Oda” në Shkodër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?