Kultura

Aktivitetet kulturore/ 'Thriftfest' tek Pazarin e Ri në Tiranë, koncerti muzikal 'Aladini' tek 'Teatri i Kukullave'

15 Shkurt, 12:30| Përditesimi: 15 Shkurt, 12:41

  • Share

“Thriftfest” mbahet gjatë gjithë ditës këtë të shtunë, më 15 shkurt në Pazarin e Ri në Tiranë. Edicioni i dytë i tij sjell një shumëllojshmëri biznesesh dhe produktesh të përzgjedhura apo të kuruara.

“Aladini” është koncerti muzikal që mbahet te “Teatri i Kukullave” në Tiranë më 15 dhe 16 shkurt në orën 10:30.

“7 minuta”, shfaqja me regji të Driada Dervishit vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe më 15 dhe 16 shkurt në orën 20:00.

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina në Tiranë këtë të shtunë dhe të dielën, më 15 dhe 16 shkurt në orën 19:00.

Drama “Dhelprat e Vogla” vijon të shfaqet në Teatrin Metropol edhe këtë të shtunë dhe të dielën në orën 19:00. Me autore Lilian Hellman dhe regji nga Spiro Duni në të interpretojnë aktorët: Rozi Kostani, Sokol Angjeli, Albano Prodani etj.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?