Rubrika 'Ciceron'

Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Thunder Shqipëri’, 300 motoristë festojnë buzë Vjosës! ‘Festa e lakrorit’ në Polenë të Korçës, gatime dhe traditë

18 Korrik, 10:57| Përditesimi: 18 Korrik, 10:59

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Një aktivitet plot adrenalinë zhvillohet për herë të në qytetin e Memaliajt në 19 korrik prej orës 10:00 deri afër mesnate.  “Thunder Shqipëri” bën bashkë për herë të parë mbi 300 motoristë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, për të festuar ditëlindjen e grupit buzë lumit Vjosë.

2. “Në Uçkat si dikur” është aktiviteti që do të mbahet te Plazhi i vjetër i Uçkave në Pogradec në 19 korrik prej orës 10:00 e në vazhdim, duke sjellë këngë pogradecare live, gara not e sfida me kayak. Për të pranishmit do të ketë edhe ekspozitë dokumentare e histori nga bregu, panair ushqimesh e sfida gatimi me shije liqeni, si dhe çmime e surpriza për garuesit më të guximshëm.

3. Muzikë, energji dhe kërcim janë pjesë e Festës së Miqësisë që do të mbahet në Berat prej mbrëmjes së kësaj të premteje, të shtunën dhe të dielën, në sheshin “Teodor Muzaka” të qytetit, çdo natë, nga ora 19:00 deri në mesnatë.

4. Java e tretë e filmave te “Open Air Cinema” te “Reja” në Tiranë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 me aktivitetin “Cineoke & Games”, ku të pranishmit mund të këndojnë këngët e tyre të preferuara nga filmat më të famshëm, ndërsa do ketë edhe plot lojëra dhe shpërblime. Ndërsa mbrëmjen e së shtunës, në 19 korrik në orën 21:00 mund të ndiqni filmin “Çmenduritë e Perandor Kusko” me dublim në shqip.

5. Festivali “Vala Fest”, këtë të premte në orën 20:00 udhëton në Lungomare, në Vlorë, duke sjellë argëtim për pushuesit atje.

6. “Piter Pan” është filmi që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 20:00 në “Open Sky Cinema”, përballë Kalasë në Pogradec, ndërsa të shtunën në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Sirena e vogël”.

7. Komedia “Gruaja e burrit tim” me regji nga Kiço Londo këtë të premte në orën 19:00 do të shfaqet në Cërrik, ndërsa ofrohet mundësia për ta parë shfaqjen pa bileta.

8. Më 19 korrik në orën 18:30, në zemër të fshatit Polenë në Korçë, rikthehet një nga festat më të dashura të verës.  Të pranishmit mund të shijojnë lakrorin e pjekur në saç, në një atmosferë festive me muzikë, valle dhe aktivitete kulturore që nderojnë trashëgiminë tonë.

9. Teatri i Kukullave udhëton për disa shfaqje drejt Korçës, Pogradecit dhe Gjirokastrës. Në 19 korrik në orën 11:00 dhe në orën 13:00, për fëmijët do të shfaqet “Parku magjik” në Teatrin e Korçës.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?