Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit
1. Fakulteti i Muzikës në UART organizon një koncert me studentë të degës së flautit në bashkëpunim me shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Koncerti do të mbahet më 30 prill në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në Lezhë.
2. “Tirana Wind Octet” mban një koncert te Teatri i Kukullave në Tiranë më 30 prill në orën 19:00. Në këtë mbrëmje do të shijoni vepra të kompozitorëve klasikë, si: Ludëig V. Beethoven dhe Franz Krommer. Ky ansambël unik do të sjellë një tingëllim të veçantë të instrumenteve të frymës.
3. “Rrëfimet e Gjonit” është monodrama që do të shfaqet në teatrin “Metropol” në Tiranë më 29 dhe 30 prill në orën 20:00.
4. Festivali teatror “Mediums” do të sjellë më 30 prill në orën 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, dokumentarin teatral “8%”.
5. Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi do të çelet mbrëmjen e 30 prillit në orën 19:00 te Galeria e Artit Tiranë në kryeqytet.
6. “Spektri i dijebërjes së Xhubletës, mjetet dhe teknikat e prodhimit” është seminari që do të mbahet më 30 prill në orën 10:00, me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Mesme Teknike Ekonomike në Tiranë, në ambientet e kësaj shkolle.
7. Një bashkëbisedim në lidhje me historinë bashkëkohore greke dhe migrimin shqiptar në Greqi do të mbahet këtë të mërkurë më 30 prill, në orën 11:00 te Akademia e Shkencave në Tiranë nga studiues të Qendrës së Studimeve të Artit në Tiranë.
8. Vijon të mbahet në mjediset e Teatrit Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës në Tiranë, Festivali Teatror i të Rinjve. Këtë të mërkurë, më 30 prill, në orën 13:00 në skenë do të ngjitet shfaqja “Elektra” nga shkolla “Petro Nino Luarasi”.
Komente
