Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Sfilatë kostumesh nga fëmijët e kursit të kostumografisë do të vijë te Teatri i Kukullave në Tiranë më 28 mars në orën 18:00.
2. “Udhëtim në Europë mes klasicizmit dhe romantizmit” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 28 mars në orën 19:00. Koncerti sjell pjesë nga Beethoven, Bazzini dhe Wieniawsky nën tingujt e violinës dhe pianos.
3. “Kuarteti Iberia” (Marta Peño Arcenillas, violinë; Luis Agustín Rodríguez Lisbona, violinë; Mario Oltra Sánchez, violë; Arnold Rodríguez Zurrón) vjen me një koncert në sallën e Universitetit të Arteve këtë të enjte, më 27 mars, në orën 19:00.
4. Këngëtarja spanjolle Alba Bioque & Band vijnë me një koncert në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë më 28 mars në orën 19:00.
5. Pjesa teatrore “Vrasje në vjeshtë” e ndërtuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit vijon të shfaqet në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë.
6. Edicioni i 30-të i “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë” vijon të mbahet edhe këtë të enjte dhe të premten në orën 17:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Komente
