Rubrika 'Ciceron'

Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Virtuozët Elbasanas’, koncert te Kisha e Shën Mërisë! Komedia ‘Testamenti i ri’ te ArTurbina

2 Korrik, 12:38| Përditesimi: 2 Korrik, 12:42

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Virtuozët Elbasanas” një koncert me muzikë baroke do të mbahet te Kisha e Shën Mërisë në Elbasan mbrëmjet e 3 dhe 4 korrikut në orën 19:00.

2. “Testamenti i ri” është komedia nga Violeta Trebicka që do të shfaqet në 3 korrik në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtare te “ArTurbina”.

3. John Van Ride është artisti që mbrëmjen e 3 korrikut në orën 20:00 do të sjellë muzikë live për pushuesit në “Lost Seaside” në Sarandë.

4.  “Open Sky Cinema” vijon të mbahet në Pogradec përballë hotel Kalasë, çdo mbrëmje në orën 20:00. Këtë të mërkurë të interesuarit mund të shohin filmin “Sirena e vogël”, ndërsa mbrëmjen e 3 korrikut mund të shohin “Planeti i thesarit”.

5. Të pasionuarit pas kinemasë mund të shijojnë filma në qiell të hapur te “Reja” në Tiranë çdo ditë në orën 21:00. Këtë të mërkurë mund të ndiqni filmin “Horrible Bosses” (Bosa të tmerrshëm), ndërsa mbrëmjen e së enjtes filmin “Herkuli” me dublim në shqip.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?