Kultura

Aktivitetet kulturore/ Nis sot magjia e Karnavaleve të Shkodrës! 'Little Miss Sunshine' film 'Tek Bunkeri'

17 Shkurt, 12:25| Përditesimi: 17 Shkurt, 12:35

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Surpriza, spektakël dritash, koncerte, valle etj. do të jenë pjesë e një programi të larmishëm, që do të argëtojë njerëzit gjatë Karnavaleve të Shkodrës, që do të mbahen nga 17-23 shkurt në rrugët e qytetit, nga ora 11:00-19:00.

2. Pavarësia e Kosovës do të festohet me një koncert artistik në Teatrin e Kukullave në Tiranë këtë të hënë, më 17 shkurt, në orën 17:00.

3. “Çifti i hapur” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar te ArTurbina mbrëmjen e 17 dhe 18 shkurtit në orën 20:00. Një komedi nga Franca Rame dhe Dario Fo, pjesa vjen nën interpretimin e Suela Bakos dhe Romir Zallës.

4. “Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit” është aktiviteti që do të mbahet këtë të martë, më 18 shkurt në orën 11:00, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

5. “Little Miss Sunshine” është filmi që do të shfaqet te “Tek Bunkeri” në Tiranë më 18 shkurt në orën 19:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?