Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Politikë

Aktiviteti “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, Balla: PS, e vetmja forcë politike që e ka të sanksionuar në statut barazinë gjinore

26 Shtator, 18:19| Përditesimi: 26 Shtator, 18:24

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjsesë në aktivitetin “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, ku ka folur mbi rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, duke e rënditur su një prioritet të Partisë Socialiste.

Balla më tej ka deklaruar se Grupi Parlamentar i PS duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje në Shqipëri. Po ashtu ai theksoi se  ndërsa sot Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për përfaqësim të lartë gjinor në qeveri, në fillimet e shtetit nuk kishte asnjë grua në Parlament.

“Në grupin tonë parlamentar kemi 34 vajza dhe gra. Kur u zgjodha për herë të parë deputet, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste ishin vetëm 5 gra. Sot kemi arritur në rreth 41% përfaqësim të grave në Parlament, një arritje e madhe për vendin tonë.

Në disa momente, qeveria shqiptare ka qenë me 75% vajza dhe gra, duke vendosur Shqipërinë si të parën në botë për përfaqësim gjinor. Por kjo nuk duhet parë thjesht si numër, por si normalitet i jetës politike dhe shoqërore.”, tha Balla.

Gjithashtu Balla tha se PS është e vetmja forcë politike që e ka të sanksionuar në statut barazinë gjinore 50% me 50% në të gjitha organet përfaqësuese

“Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka të sanksionuar në statut barazinë gjinore 50% me 50% në të gjitha organet përfaqësuese. Ne e kemi zbatuar këtë në këshillat bashkiakë dhe në listat e zgjedhjeve parlamentare. Nga 12 kandidatë në listën e mbyllur, 8 ishin gra dhe vajza dhe vetëm 4 burra. Ky është një sinjal i qartë se ne e marrim seriozisht çështjen e barazisë gjinore.”

Ndërsa një thirrje Balla kishte edhe për deputetet e PS-së, ku i ftoi këto të fundit që të angazhohen më shumë:

“Grupi parlamentar i Partisë Socialiste duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje, në çdo cep të Shqipërisë. Kur një vajzë apo një grua përballet me një problem, ne duhet të jemi të parët që e ngremë zërin. Nuk mund të presim ta shohim në Facebook.

Për fat të mirë, ne mbulojmë pothuajse të gjitha qarqet me përfaqësuese gra, me përjashtim të Kukësit. Por edhe atje do ta zgjidhim. Do të ndërtojmë një rrjet të gjerë bashkëpunimi me të gjitha shoqatat e vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë, për të bashkuar zërin dhe për të qenë avokate të çdo gruaje që është viktimë e dhunës me bazë gjinore apo seksuale. Na duhet të fitojmë betejën kundër stereotipeve gjinore dhe, mbi të gjitha, kundër gjuhës së urrejtjes.

Këtë do ta bëjmë përmes shumëfishimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese, përmes fjalimeve publike, përmes daljeve televizive.", u shpreh Balla.

Më tej Balla propozoi që bashkëpunimi për çështjet e grave të jetë edhe një urë komunikimi mes forcave politike.

“Le të shërbejnë fondacionet Friedrich Ebert dhe Konrad Adenauer Stiftung si ura lidhëse mes vajzave dhe grave të dy partive më të mëdha politike në Parlamentin e Shqipërisë. Nëse ne, burrat, nuk arrijmë gjithmonë të gjejmë gjuhën e përbashkët, atëherë le të krijohen ura bashkëpunimi mes vajzave dhe grave të të dyja grupeve parlamentare. Fillimisht, ky bashkëpunim duhet të fokusohet në çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe grave, promovimin e barazisë gjinore dhe të vlerave që ato përfaqësojnë, e më pas mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera me rëndësi për vendin.”, tha Balla.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?