Aktiviteti “Vrapo për fëmijët” te Kodrat e Liqenit, mblidhen fonde për fëmijët në nevojë

24 Nëntor 2018, 19:36| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 19:46

  • Share

Tashmë fëmijët në nevojë, ata pa prindër dhe të prekur nga sëmundje të ndryshme prej 8 vitesh kanë mbështetjen e qindra personave të cilët punojnë për të organizuar aktivitete bamirësie dhe sensibilizuese në ndihmë të këtyre fëmijëve. 

Këtë vit, në Liqenin Artificial në Tiranë u zhvillua gara e vrapimit “Vrapo për fëmijët”, një aktivitet vrapues që solli ndërgjegjësim dhe fonde financiare për fëmijë në nevojë, me sindromën doën, dhe të prekur nga leucemia. 

Gara “Vrapo për fëmijët”, bashkoi te kodrat e Liqenit, qindra nxënës të shkollave të mesme, dhe vullnetarë në një atmosferë mjaft festive, ku përveç festës, ishte një kënd i veçantë, ku çdo kush që kishte mundësi mund të kontribonte me vlerë monetare. Para nisjes së vrapimit, organizatorët e këtij aktiviteti bënë thirrje qytetarëve për ndërveprim. 

Kemi nevojë që të githë personat në mënyrë të vazhdueshme të dhurojnë gjak, sepse dihet që personat që vuajnë nga leucemia kanë nevojë të vazhdueshme,dhe sigurisht dhe ata që trajtohen me sindromën Down, por edhe personat me aftësi të vecanta, kanë nevojë për suport të vazhdueshëm.

Organizatorët

Me mesazhin se shoqëria nuk mund të rrijë indiferente ndaj fëmijëve në nevojë, kjo garë vrapimi u kthye në një sfidë për pjesmarrësit, dhe thirrje e madhe për shoqërinë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?