Kronikë

Aktivizohet vatra e zjarrit në masivin pyjor të fshatit Raboshtë të Lezhës, flakët i afrohen banesave! E pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit për shkak të terrenit malor

16 Shtator 2021, 18:35| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 21:55

  • Share

LEZHË- Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në masivin pyjor të fshatit Raboshtë në Kallmet të Lezhë, ndërsa flakët i janë afruar edhe banesave. Bëhet me dije se zjarri ka 'zaptuar' një sipërfaqe mjaft të gjerë, ndërsa ndërhyrja nga zjarrfikësit është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

Zjarrfikësit janë vendosur në afërsi të zonave të banuara, për të mbajtur nën kontroll situatën. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, sikurse shumica e zjarreve që u regjistruan gjatë kësaj vere në vend, duke djegur hektarë të tërë.

J.GJ./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?