Yjet e filmit të Hollivudit të vitit 1968 Romeo and Juliet kanë paditur Paramount Pictures për më shumë se 500 milionë dollarë pasi pretenduan se ishin mashtruar për t’u shfaqur në një skenë nudo kur ishin adoleshentë. Olivia Hussey, 71 vjeç dhe Leonard Whiting, 72 vjeç, paraqitën një kërkesë në një gjykatë në Los Anxhelos duke pretenduar abuzim seksual, ngacmim seksual dhe mashtrim.
Paditë për regjisorët e producentët kanë qenë më të shumta vitet e fundit dhe aktorët kanë qene më të lirshëm dhe më të ndërgjegjshëm për rolet e tyre, mundësitë e denoncimeve dhe në të njëjtën kohë përgjegjësive që kanë në film e në kontratat që firmosin, por në vitin 1968, kur luhej filmi Romeo and juliet, aktorët kryesor pretendojnë se janë mashtruar nga regjizori e janë ndjerë nën presion që nësë vendosin mos të luajnë atë skenë filmi, karriera e tyre mund të dëmtohej rëndë.
Olivia Hussey, 71 vjeç dhe Leonard Whiting, 72 vjeç, paraqitën një kërkesë në një gjykatë në Los Anxhelos duke paditur regjisorin e filmit.
Në padi thuhet se Hussey, e cili atëherë ishte 15 vjeç, dhe Whiting, atëherë 16 vjeç, u mashtruan nga regjisori Franco Zeffirelli dhe u filmuan nudo pa dijeninë e tyre, duke shkelur ligjet e Kalifornisë dhe federale kundër paturpësisë dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Ata thonë se regjisori i kishte siguruar se kamera do vendoset në atë kënd në mënyrë që të mos xhiroheshin trupat e tyre nudo, por vetëm “të shitej” si e tillë, prandaj dhe aktorët e njohur kanë paditur regjisorin.
Zeffirelli u tha atyre se duhet të luanin nudo “përndryshe fotografia do të dështonte” dhe karriera e tyre do të dëmtohej, thuhet në padi. Ata “besonin se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin”.