Liam Nesson

Aktori amerikan Liam Neeson pas 'Taken', sërish në një film ku përfshihen shqiptarë

6 Mars 2020, 18:11| Përditesimi: 6 Mars 2020, 18:19

  • Share

Aktori amerikan Liam Neeson u bë shumë i njohur me rolin e tij në filmin “Taken”, ku të përfshirë ishin edhe shqiptarë nga Tropoja që bashkëpunonin në një rrjet kriminal.

Por Nesson nuk i ndahet filmave me tema shqiptare, pasi së fundmi po punon me për filmin “Charlie Johnson in the Flames”.

Me dy filmat e tij “Taken” dhe “Taken 2”, ai u kritikua se i hyri në hak imazhit të shqiptarëve përmes portretizimit të tyre si kriminelë.

U bënë dy vite që emri i tij është lakuar si aktori kryesor në filmin thriller “Charlie Johnson in the Flames”, nën regjinë e Tarik Salehit.

Edhe pse akoma nuk është realizuar, mendohet se filmi do të bazohet në romanin me po të njëjtin titull të autorit kanadez Michael Ignatieff.

Neeson do të ketë rolin kryesor të gazetarit Charlie Johnson, i cili ndodhet për të mbuluar luftën e Koosvës.

Reporteri amerikan Charlie Johnson dhe kameramani i tij polak Jacek vihen nën hetimin e dhunës që po ndodhte në Kosovë.

Ndërsa në territorin e pushtuar nga serbët, ata fshihen në një shtëpi që i përket një familje myslimane.

Më pas një njësi patrullimi serbe i vë flakën një shtëpie dhe shikohet gruaja që ndërron jetë mes flakëve.

Charlie i tmerruar përpiqet të ndihmojë gruan,  por ajo vdes në një spital fushor. Ngjarja përhapet edhe pasi Charlie kthehet në familjen e tij në Angli.

Në përpjekje për të kuptuar se si mund të justifikohen veprime të tilla, Charlie gjurmon zyrtarin përgjegjës për ta pyetur atë pse e bëri atë veprim të kobshëm.

Autori i romanit, Michael Ignatieff është historian dhe akademik kanadez.

Në projektet akademike në Perëndim ai ka bërë emër me qëndrimin e tij në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërhyrje të cilën e kishte quajtur ‘luftë humanitare’ në njërin prej librave të tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?