Aktori Genc Fuga: Ministria e Kulturës, zallamahi ndaj spektatorit dhe emrit të teatrit!

17 Gusht 2018, 16:43| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 19:46

  • Share

Politikat kulturore në Shqipëri dita-ditës po zhytin nivelin e artit në vendin tonë keq edhe keq. Pedagogu edhe aktori Genc Fuga flet në një intervistë për kamerën e “Reporttv” flet për situatën se ku gjendet sot arti skenik, por edhe se çfarë po ndodh me institucionet e tjera të kulturës, që kanë zgjedhur alternativa joinstitucionale për të qenë pranë publikut. Aktori teka flet për punën që duhet të bëjnë kompetentët e kësaj fushe, pa qenë vonë, për të pasur më shumë cilësi dhe audiencë më të lartë, shprehet edhe për skenën më të re teatrore në Tiranë “Turbinën”, e cila edhe pse është hapur si një skenë teatrore, deri më tani në të janë ngjitur koncerte muzikorë dhe balet.

Përsa u përket rezultateve të INSTATIT-it për numrin e ultë të spektatorëve në skenat teatrore gjatë tre mujorit të dytë të 2018-ës shprehet se çfarë ka ndikuar në këtë situatë dhe cilët duhet të mbajnë përgjegjësi 

Janë bërë shumë veprime të gabuara për moskordinimin e punës edhe të programeve se çfarë duhet që të paraqesim tek spektatori. Duhet që të kemi mirë në mendje një aksiomë, se ne funksionojmë për rritjen maksimale të audiencës. Si TK kjo duhet që të ishte një ndër kredot e tij edhe si MK që futet në këtë program, që sigurisht e ka në institucion varësie, por që e ka shpërdoruar këtë të drejtë duke e bërë gati-gati duke plotësuar programet edhe ndërprerë shfaqjet e repertorit, duke bërë një zallamahi të madhe kundrejt spektatorit emrin e TK. Jam kundër çdo lënie përgjegjësie të pambështetur në ligj. Faktet e fundit kanë treguar se MK nuk e ka përdorur me mënd edhe në të mirë të spektatorit të drejtën e saj për të bërë ligje edhe për orientuar disi politikat e teatrit. Politikat tejet regresiste të MK kanë çuar në çoroditje totale.

Genc Fuga, aktor

Por cilat janë politikat kulturore që duhet të ndiqen parë në këndvështrimin e tij, si njeri i fushës

Në mendimin tim vitet e fundit është punuar në amulli totale kundrejt objektit. Cili është objekti me të cilin vepron MK? Patjetër institucionet qendrore të TK të teatrit, operës, muzeve edhe galerive. Të gjitha lëvizjet që janë bërë vitet e  fundit kanë qenë jo vetëm të dakortësuara të mbështetura si një punë e bërë përsa i përket strategjisë së artit, por shikoj se janë bërë veprime kundër konsolidimit të marrëdhënies që do të ketë publiku me artin.

Genc Fuga, aktor

Por a është gati Genc Fuga që të luajë në skenën e re teatrore të Teatrit Turbina?

Jemi në një situatë alarmante! Nuk po bëjmë dot dallimin, nuk e di se për çfarë arsyeje nëpërmjet një vatre kulture dhe një skene teatri. Nëse flasim për një vatër kulture, mund të jetë një e tillë. Janë shumë parametra të tjerë që nuk janë konsultuar edhe është punuar gati-gati në të kundërt se çfarë e bën një teatër. Mënyra sesi u inauguruar Turbina, por edhe detajet që nuk kam qenë i vëmendshëm për t’i ndjekur se nuk është investim për mua edhe për komunitetin tim, se nuk ka parametrat e duhura e shikoj me shumë frikë edhe ardhmërinë e objekteve të tjera nëse nuk ngrihet komuniteti përkatës”.

Genc Fuga, aktor

Në muajin shtator vëmendja kryesore e Genc Fugës do të jetë tek puna e tij si pedagogë, por nuk do të mungojnë edhe angazhimet e tij skenike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fol shqip: 17/08/2018 17:10

    Profesor leshi..,vetem aty ku lulezon "mediokriteti e injoranca hane buke keta tipat..Aaa.,po zallamahi??!!=c"do te thot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?