Genc Fuga

'Po lutemi për ty!' Aktori Genc Fuga në gjendje të rëndë shëndetësore! Operacioni 19 mijë euro, apeli i bashkëshortes dhe kolegëve gjen përgjigje

30 Korrik 2023, 00:40| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 07:11

  • Share

Aktori Genc Fuga është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një goditje që ka pësuar në tru. Pasi familjarë, miq e kolegë bënë me dije se artisti është duke bërë ndërhyrje në një prej spitaleve privat në Tiranë dhe ka nevojë për mbështetjen financiare të të gjithë atyre që kanë mundësi, duket se dashamirësit e artistit janë përgjigjur pozitivisht.

"Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar goditje në tru dhe në këto momente po bën ndërhyrje (në një spital privat). Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH dhe kush mundet të kontriubojë për të ofruar një shumë prej 200 mijë lekë të rinj për të plotësuar koston prej 19 mijë euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë", shkruan bashkëshortja, aktorja Eni Jani.

Janë solidarizuar me Janin ,duke bërë thirrje për mbështetje, dhjetra studentë dhe kolegë të Fugës, si Rozana Radi, Olta Daku, Arben Derhemi, Jozef Shiroka etj. Për afro dy orë sicc bëri me dije aktorja, shumë është siguruar. 

'Falenderoj ccdo njërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për ccdo fjalë dhe kontribut' shkruan Eni Fuga më pas, duke falënderuar dhe mjekët për përkushtimin.

Aktorja Suela Konjari po ashtu bëri thirrje për ndihmë në drejtim të krerëve të Ministrive të Kulturës dhe asaj të Shëndetësisë dhe të atyre që mund të mbështesin:

"Genci Fuga miku e partneri im në skenë, artisti e pedagogu i arteve, forca! Unë jam duke iu lutur Zotit për ty , që operacioni të dalë me sukses e ti të fitosh këtë betejë , për tu kthyer tek vajzat, Eni, publiku e ne të gjithë!  I drejtohem znj.Ministre  të Kultures znj.Elva Margariti e znj.Ministre të Shëndetësisë : 
'Artisti Genc Fuga ka nevojë ta mbështesni financiarisht për këtë operacion. Është e merituar dhe ju do të nderoni veten nëse jepni ndihmën financiare për të. Ju lutem miqve t'i bashkohen kërkesës sime", shkruan Suela Konjari.

"Genci do ja dalë dhe do e shohim shpejtë në skenë!", shkruan aktori Jozef Shiroka.

Janë me dhjetëra mesazhet solidarizuese në rrjetet sociale për kurimin e aktorit dhe pedagogut Genci Fuga. 

'Jepi Genci Fuga, forca! Jemi me ty! Bëj më të mirën tënde si gjithmonë dhe ne do të bëjmë tonën! Mos u dorëzo" shkruan regjisori Ledio Topalli.

"Të ndihmojmë të gjithë bashkë njeriun dhe artistin e mrekullueshëm Genci Fugën. Lutemi me ty me besimin që do të shërohesh shumë shpejt miku im", shkruan regjisorja dhe aktorja Andia Xhunga.

Kanë qenë edhe vetë studentët ata që bënë apel për ndihmë financiare për të mbuluar koston prej 19 mijë eurosh të operacionit. Madje, teksa shprehin vlerësimin e tyre për të si artist në skenë, pedagog, por edhe në aspektin  njerëzor treguan gatishmërinë për të kontriuubuar financiarisht në kurimin e tij.

'Profesori është edhe miku im shumë i dashur. Dua sado pak të ofroj ndihmën time', shkruan njëri prej tyre. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 31/07/2023 13:43

    Kerkojani Fevzos, se ato 19 K€ i fiton per dy jave. Ka shume si ky Pedagogu qe kane goditje ne tru apo zemer, apo ne ndonje organ tjeter. Pse s'flitet per to? Kurimi te shpejte qytetarit GF.

    Përgjigju
  • diana: 30/07/2023 05:13

    ulni peshen,,mos hani brumera, pizza,,fast food,,,mish..shume,, hani arra,fruta,,perime,,sallate...se do ju bjeri pik si i ra aktorit..

    Përgjigju
    • Unejam: 31/07/2023 18:06

      Te duket i pershtatshem ky koment qe ke lene? Tjetri eshte ne gjendje te rende shendetesore, ty te duket normale te japesh mend. Cfare njerezish jeni…

    • O bo bo bo.: 30/07/2023 10:39

      @diana. Doktorreshè, inxhinjere, eksperte tallava e ushqimeve bio,,,,tè lutem, ndale mbllaçitjen e mutit sepse qelbe dynjanè me kèto qè nxjerr nga goja. Njèrèz tè shpifur qè nuk njihni asnjè normè komunikimi dhe lère pastaj tè dini se kur duhet folur dhe çfarè duhet thènè. Perversè.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?