Aktori Gent Kame iu bashkua protestës së qytetarëve sot para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
"Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre. Shtrenjtimi i jetës është rrjedhojë, problemi është keqqeverisja. Ne duam frymë të re. I bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë, qeveritë shkojnë dhe vijnë, por mos tradhtoni popullin tuaj, lironi ata djem", tha ai.
Lajmi kryesor:
Rritja e çmimeve/ Mbyllet pas më shumë se 3 orësh protesta e qytetarëve në Tiranë: Boll na vodhët! Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë e çartur! Gati plani anti-krizë (VIDEO)
/KT/ReportTv.al