Aktori i famshëm Hollywood-ian, Tom Hanks, dhe bashkëshortja e tij janë diagnostikuar me koronavirus

12 Mars 2020, 06:48| Përditesimi: 12 Mars 2020, 07:52

  • Share

1583995931_1583992298TomHanks.jpg

Aktori Tom Hanks thotë se ai dhe gruaja e tij, aktorja Rita Wilson, janë diagnostikuar me koronavirus.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Hanks tha që ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në Australi kur u testuan pasi shfaqën simptoma si lodhje, dhimbje trupi, të dridhura dhe "ethe të lehta".

"Epo, tani. Çfarë të bëjmë?”, tha Hanks, duke shtuar se: “Zyrtarët e Mjekësisë kanë protokolle që duhen ndjekur. Ne do të vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa kërkon për t’mos dëmtuar shëndetin dhe sigurinë publike. "

Zëdhënës të Warner Bros  konfirmuan për mediat se aktori ishte në Australi për çështje pune  para-prodhimit të  një filmi të ri.

"Ne po punojmë ngushtë me agjencitë e duhura të shëndetit Australian për të identifikuar dhe kontaktuar këdo që mund të ketë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me individin," tha Warner Bros në një deklaratë. "Shëndeti dhe siguria e anëtarëve të kompanisë sonë është gjithmonë përparësia jonë kryesore, dhe ne po marrim masa paraprake për të mbrojtur të gjithë ata që punojnë në prodhimet tona filmike në të gjithë botën."

Ndërkohë, Hanks tha që ai dhe gruaja e tij "do ta mbajnë botën të azhurnuar duke postuar më tej rreth vijimësisë së situatës".

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, aktualisht ka më shumë se 120 raste të konfirmuara të koronavirusit në Australi.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi një pandemi globale/ 4,638 viktima, 126,258 të infektuar, SHBA pezullon udhëtimet në 26 vende Evropiane


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?