Tamayo Perry

Aktori i filmit 'Pirati i Karaibeve' sulmohet nga peshkaqeni teksa bënte sërf dhe ndërron jetë

24 Qershor, 12:14| Përditesimi: 24 Qershor, 12:17

  • Share

Aktori i “Piratit të Karaibeve” Tamayo Perry ka vdekur ditën e sotme pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa bënte sërf në Hawaii.

Sipas BBC, shërbimet e urgjencës në Honolulu kanë konfirmuar vdekjen e aktorit në një konferencë për shtyp.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në plazhin Malaekahana pas marrjes së njoftimit, por aktori 49 vjeçar kishte marrë dëmtime të rënda dhe u nxor i vdekur në breg.

Tamayo Perry mbahet mend për rolin e tij në serinë e katërt të “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Ai gjithashtu ka luajtur në filmat Lost, Haëaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie's Angels 2.

I lindur në pjesën lindore të Oahu, Perry ishte një sërfist profesionist prej më shumë se 20 vitesh.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?