Aktori Darren Kent, i njohur më së shumti për rolin e tij në 'Game Of Thrones' në rolin e një bariu, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare pas një lufte të gjatë me probleme shëndetësore.
Agjencia e tij, Carey Dodd Associates, njoftoi në Twitter për vdekjen e tij.
Carey Dodd Associates është një agjenci inovative lider në Londër që përfaqëson aktorë dhe krijues në të gjithë industrinë, raportojnë mediat e huaja.
Ata shkruan: "Me pikëllim të thellë duhet t'ju tregojmë se shoku ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë kohë të vështirë".
Përveç rolit të tij në "Game Of Thrones", Kent luajti gjithashtu në serialin televiziv britanik "EastEnders".
Roli i tij i parë i rëndësishëm ishte në filmin horror "Mirrors" të vitit 2008. Së fundmi, ai portretizoi një kufomë të ringjallur në filmin "Dungeons & Dragons: Honor Among Thieves".
Kent përjetoi disa probleme kronike shëndetësore, duke përfshirë artritin, osteoporozën dhe një çrregullim të rrallë të lëkurës.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)