Aktori Steven Seagal dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Bota

Aktori i “Hollywood”-it, i dërguari special i Rusisë për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA

5 Gusht 2018, 16:49| Përditesimi: 5 Gusht 2018, 16:52

  • Share

Rusia ka emëruar yllin e filmave  Steven Seagal, si një të dërguar të posaçëm për marrëdhëniet humanitare midis Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi lajmin të shtunën në faqen e Facebook, duke thënë se aktori Seagal në pozicionin humanitar do të lehtësonte marrëdhëniet  midis Rusisë dhe SHBA-së në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturën, artin, shkëmbimet publike dhe rinore.

Aktori, i cili iu dha shtetësisë ruse në 2016, ka mbrojtur me zë të lartë politikat e liderit rus, duke përfshirë aneksimin e Krimesë të Rusisë në vitin 2014 dhe ka kritikuar qeverinë e SHBA. Vitin e kaluar, Ukraina e ndaloi Seagalin të hyjë në vend për pesë vjet, për arsye të sigurisë kombëtare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?