Reshat Arbana

Aktori i madh Reshat Arbana feston ditëlindjen, sa vjeç mbush ikona e skenës shqiptare

15 Shtator, 16:29| Përditesimi: 15 Shtator, 16:33

  • Share

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana feston ditën e sotme 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për aktorin nuk kanë munguar as urimet nga kolegët e tij.

“Një ikonë mes nesh…..! Reshat Arbana: ‘Artist i Popullit’ e ‘Nderi i Kombit’, paç shëndet e jetë të gjatë! Askush, më shumë se ti, nuk i meriton këto dy tituj, sepse ti mbete gjithë jetën tënde, artisti e intelektuali përfaqësues i denjë i popullit e kombit shqiptar”, shkruan Shkëlqim Hajdari.

Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.

Ndër rolet më të spikatura të aktorit në film janë : Samiu tek “Fije që priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral Gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990.

Gjithashtu për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe kryetarit të këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986. Më 1985 e 1987 fituar Medalionin e Festivalit të Filmit.

Përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha të letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 16/09/2024 13:03

    Rrofsh o artist shumë i dashur aq sa një Nënë do të donte për fëmijën e saj. Të përqafoj fort.

    Përgjigju
  • Marsy: 16/09/2024 08:42

    Ti je yll ti je drite Rrofsh e qofsh sa mali Tomorrit..Źoti Reshat Arbana

    Përgjigju
  • Traktor: 15/09/2024 20:20

    Aktori madh popullor. I meriton ata tituj qe ka mare. Edhe 100 !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?