Aktori i njohur Brad Pitt do e kalojë natën e Vitit të Ri me të dashurën e tij 29-vjeçare, stilisten Ines de Ramon. Jeta personale e aktorit dhe ish-bashkëshortit të Angeline Jolie është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe mediat rozë kanë pritur gjatë për këtë moment. Sipas Pagesix, çifti nuk ka ende një marrëdhënie serioze. Ata u prezantuan publikisht si çift në nëntor të këtij viti dhe janë në një lidhje prej disa muajsh. Dalja e tyre e parë ishte në rrugë, ku Brad Pitt po i mbante dorën 29-vjeçares. Së fundmi, ata janë fotografuar në një festë, duke shijuar momente të bukura me njëri-tjetri dhe duken mjaft të lumtur, sipas komenteve dhe fotove të publikuara.
Sipas ë njëjtës reviste, Brad Pitt i ka thënë miqve të tij që ka planifikuar ta kalojë natën e vitit të ri me stiliste dhe se i pëlqen koha që shpenzon me të.